Në vitin 2100, bota me 15 miliardë banorë

Shifrat e Kombeve të Bashkuara, të cilat thonë se duhen marrë masa për ndërprerjen e kësaj shkalle të rritjes së popullsisë dhe ruajtjen e burimeve natyrore të planetit, përpara se të shkojmë drejt katastrofës, kanë shokuar ekspertët.
Llogaritjet e para nga Kombet e Bashkuara tregonin se deri në fund të këtij shekulli, numri i popullsisë globale do të arrijë 10 miliardë.
Shifra e re tronditëse do të publikohet në një raport së shpejti. Raporti për vitin 2011 theksoni se këtë vit do të lind njeriu i 7 miliardë, i cili pritet të shënohet këtë muaj.
Popullsia është dyfishuar që në vitet 60-ta, për shkak të shpikjes së ilaçeve më të mira dhe kujdesit shëndetësor, si dhe shkallës së lartë të lindjeve në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Rritja e popullsisë është kategorizuar edhe nga rritja e mesatares së jetëgjatësisë në të gjithë planetin.
Ekspertët besojnë se do të merren masa për të ulur rritjen kolosale të popullsisë.