E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkuan që raporti i Presidentit Ahtisari për Statusin përfundimtar te Kosovës që u shty, për shkak të zgjedhjeve në Serbi, për në j

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkuan që raporti i Presidentit Ahtisari për Statusin përfundimtar te Kosovës që u shty, për shkak të zgjedhjeve në Serbi, për në janar, të paraqitet brenda fundit të janarit.

Duke përshëndetur këtë qëndrim, dua të theksoj se zvarritja e mëtejshme e statusit përfundimtar të Kosovës ndërlikon në një stad tepër delikat situatën, stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Beogradi, me referendumin për kushtetutën, dha në mënyrë të qartë përgjigjen e tij përfundimtare për problemin e Kosovës dhe të statusit të saj final.Çdo mendim se do të mund të ketë një përgjigje tjetër është thjesht një iluzion tejet i rrezikshëm. Kosova e pavaruar, e lirë dhe demokratike, është kushti për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe me gjerë.

I bëj thirrje grupit të kontaktit dhe vendeve anëtare të BE-së të qëndrojnë me vendosmëri në respektimin e plote të kufijve aktualë ndërkombëtare të Ballkanit përfshi këtu kufijtë e Kosovës.Çdo përpjekje, si ajo e "republikës autonome të Mitrovicës", do të inkurajojë aventurierë dhe demonë të të gjitha nacionalizmave ballkanike, për të krijuar një seri monstrash të tilla që do të kthejnë Ballkanin drejt kohërave me të errëta të tij.

Ju bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të evitojnë reagimet. Ju bëj thirrje që të mbështesin, si deri më sot, udhëheqjen e tyre politike, grupin negociator, që me vendosmëri ka mbrojtur interesat kombetare europiane të qytetarëve të Kosovës. Sikundër ju bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, grupit negociator që të qëndrojnë të bashkuar në projektin e pandryshueshëm të popullit të tyre, për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe europiane"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›