E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtetet e Gjirit tërhiqen nga misioni në Siri

Shtetet e Gjirit kanë vendosur të tërhiqen nga misioni vëzhgues i Ligës Arabe në Siri.

Njoftimi i gjashtë anëtarëve të Këshillit Bashkëpunues për Gjirin vjen pasi Damasku ka refuzuar planin e Ligës Arabe për t`i dhënë fund dhunës gati 11-muajshe në këtë vend.

Plani i bën thirrje presidentit Bashar al-Asad të dorëzojë pushtetin te zëvendësi i tij.

Arabia Saudite ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga misioni vëzhgues, duke thënë se Qeveria siriane nuk i ka respektuar nismat paqësore të Ligës Arabe.

Anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkëpunues për Gjirin janë: Bahrejni, Kuvajti, Katari, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5,000 të vrarë në Siri, që nga shpërthimi i trazirave në mesin e marsit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›