E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç takon serbët e veriut të Kosovës

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, do të takojë sot në Zveçan përfaqësuesit ilegjitimë të katër komunave në veri.

Ivanoviç, për mediat serbe, ka bërë të ditur se temë e diskutimeve do të jetë referendumi.

“Do t`iu përçoj qëndrimin e Qeverisë dhe të presidentit të Serbisë, pa marrë parasysh të drejtën e tyre për të organizuar referendum, ai nuk mund të jetë në kundërshtim me interesat shtetërorë dhe të qeverisë”, ka thënë Ivanoviç.

“Referendumi i veriut” është paralajmëruar të mbahet në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, në muajin shkurt.

Përmes këtij organizimi, serbët e veriut kanë për qëllim “të qartësojnë vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›