"Shteti, faktor kyc per zhvillimin e turizmit"
INTERVISTA/ Shteti duhet te jete me prane investuesve ne fushen e turizmit, sepse nuk eshte vetem ceshtja e investimit qe hedh fillimisht nje biznes, por dhe nevoja per infrastrukturen e nevojshme. Pohimin e ben prof. Dr. Dominico Gilliberti, ekspert italian i turizmit. Ai thote thote se i ardhur ne Shqiperi per te dhene leksione ne Universitetin Europian te Turizmit, ka arritur te gjeje te te rinjte shqiptare, deshiren per te ballafaquar pervojen evropiane me ate vendase
Shqiperia eshte sugjeruar si vendi i pare qe duhet vizituar gjate vitit 2011. Jane nje numer mediash prestigjioze nderkombetare; si "New York Times", apo dhe "Lonely Planet", qe kane shkruar se Shqiperia duhet te jete vendi i pare ne bote si destinacion per turistet, jo vetem per turizmin veror, por edhe ate malor. Pyetja konkrete eshte: a mundet Shqiperia te ofroje mundesi per nje turizem te vazxhdueshem gjate gjithe vitit, a i ploteson kushtet me burimet dhe infrastrukturen qe posedon deri tani?
Ajo qe une kam pare keto dite eshte se Shqiperia eshte nje vend shume mikprites dhe kjo eshte shume e rendesishme, prandaj potencialet per te qene vendi numer nje ne bote per turizem, realisht jane. Sigurisht duhet luftuar ajo qe mendojne ata qe nuk e njohin Shqiperine. Me duhet te them se ende ekziston nje mendim jo shume pozitiv, por sigurisht populli shqiptar eshte ne gjendje qe te faktoje te kunderten tek turistet qe mberrijne. Persa i perket infrastruktures se turizmit, me duket se eshte ceshtja e rrugeve dhe transportit qe kane nevoje permiresim. Megjithate pashe se linjat ajrore funksionojne mire, Aeroporti i Tiranes funksionon mire, transporti publik eshte po ashtu mjaftueshem mire, edhe sherbimi taksi po ashtu. Keshtu qe mendoj se Shqiperia mund ta jape kete imput per te qene nje vend mjaft mikprites dhe mendoj se mund te jete ne vend te pare.
Ju jeni ne Shqiperi per te dhene mesim ne EUFT, i perqendruar te turizmi dhe politikat e tij. Sa ndikon nje institucion i tille per turizmin ne Shqiperi?
Qartesisht e shoh si dicka shume te mire. Fakti qe ka nje universitet te tille i ben me profesionale sherbimet turistike ne Shqiperi dhe ndihmon drejtperdrejt ne evidentimin e vlerave turistike shqiptare. Pashe qe ka studente qe vijne dhe nga vende te tjera, nga Italia nga Greqia, Kosova dhe Maqedonia. Jam optimist se ata do te dine te behen te vlefshem per zhvillimin e turizmit rajonal.
Ne Shqiperi, turistet ankohen shpesh se calon shume ceshtja e burimeve njerezore. Pra ka shume hotele, bare, restorante, etj., qe kane nje personel familjar. Sa eshte e rendesishme qe ne keto profesione dhe sherbime te kete profesionalizem?
Po sigurisht profesionalizmi eshte i rendesishem per te rritur ndermarrjen ku punohet. Duhet t'ju them se eshte e rendesishme qe te behet sa me pak familjare struktura e sherbimit. Sigurisht qe nje biznes fillimisht mund te nise me baze familjare, por me pas nese kerkohet suksesi duhet te kete me shume profesionalizem. Kjo eshte menyra me te cilin mund te arrihet suksesi edhe ne nivelin kombetar te turizmit. Sigurisht studimet ne deget e turizmit, mund te japin rezultate te mira per kete ceshtje.
Cili mendoni se duhet te jete roli i shtetit ne permiresimin e situates ne turizmit. Ku mendoni se duhet te nderhyje shteti dhe me cfare metodash, per te pasur nje turizem me profesional?
Sipas meje shteti duhet te jete me prane investuesve ne kete fushe. Sepse nuk eshte vetem ceshtja e investimit qe hedh fillimisht nje biznes, por eshte dhe nevoja per infrastrukturen dhe mirembajtjen e rrjeteve publike, rruget, autostradat etj. Eshte i rendesishem dhe publiciteti qe vete shteti i bene pasurive dhe investimeve te tija. Une frekuentoj shpesh panairet e turizmit. Per mendimin tim Shqiperia nuk ka bere njohjen maksimale me burimet turistike qe posedon. Ka bere me te vertete pak ne njohjen e saj ne tregun europian, por edhe ne ate amerikan, qe eshte po ashtu mjaft i rendesishem. Sipas meje shteti duhet te jape me shume mbeshtetje edhe ndaj shkollave dhe universiteteve ku duhet te kete me shume angazhime.
Sipas jush cili eshte potenciali me i madh turistik i Shqiperise?
Sigurisht mendoj se turizmi bregdetar eshte me ndjellesi ne Shqiperi. Me duket se jane te pakten tre qytete bregdetare qe mesa di une jane vleresuar edhe ne nivel boteror per kete lloj turizmi dhe per aspektin e tyre historik.
Le te flasim pak per turizmin dimeror. Shqiperia ka potencial te madh per kete lloj turizmi, por numri i njerezve qe vijne ne Shqiperi per turizem malor eshte i ulet. Cila eshte menyra qe duhet ndjekur per te arritur sukses ne kete fushe?
Persa i perket turizmit dimeror ka nje konkurrence te hershme qe vjen nga alpet e Italise apo Zvicres, qe kane nje strukture dhe pervoje shumevjecare dhe per kete gje jane shume konkurrues. Sigurisht Shqiperia mund te kete interes nese behet nje treg i mire, sidomos per nga cmimi. Por jane te domosdoshme struktura te mira per skiatoret, une nuk e di sesi jane pistat ketu, por mendoj se jane bere per nje turizem te brendshem te kufizuar. Une mendoj gjithmone se zgjidhja eshte cilesia.
Si mund te arrihet kjo cilesi?
Cilesia arrihet nga profesionalizmi i operatoreve, nje strukture e mire, siguria per ata qe praktikojne sportet dimerore, infrastruktura per te arritur deri ne vendet turistike, jo vetem ne autostrada, por edhe ne hekurudha, autobuse dhe mjete te tjera transporti. Dhe sigurisht profesionalizmi i sherbimeve.
Nga ana tjeter, flitet shume per fondet evropiane. Bashkimi Evropian jep shume fonde per vende te ndryshme per te bere investime qe permiresojne turizmin. Shqiperia shihet se merr pak para, megjithate disa eksperte shprehen se ne mund t'i marrim keto fonde, por nuk ka nje argumentim te mire nga Shqiperia per menyren sesi do te shfrytezohen keto fonde. Ju, si mendoni se mund te merren me shume fonde per turizmin?
Per te marre fonde nga Bashkimi Europian, ne radhe te pare duhet te kete nje stabilitet politik dhe ekonomik te vendit per t'i dhene siguri vendeve evropiane. Nese nuk jane keto gjera atehere behet e veshtire thithja e fondeve. Sipas meje mbi keto gjera duhet punuar; stabilitetin ekonomik dhe politik te vendit.
Cila eshte menyra me e mire e marketingut qe duhet te beje Shqiperia per te pasur nje numer sa me te madh turistesh?
Mirepritja! Mendoj se me e mira eshte mikpritja e shqiptareve. Kjo eshte gjeja qe me ka rene me shume ne sy ketu. Isha pak skeptik fillimisht, por me pas vura re se kjo gje eshte shume e dukshme, bie ne sy. Bie ne sy deshira e shqiptareve edhe per te njohur dhe per te orientuar . Sipas meje kjo eshte gjeja me e mire qe kane shqiptaret. Mendoj se duhet t'i lihet me shume vend dhe komunikimit te Shqiperise me pjesen tjeter te Europes. Mendoj se mikpritja eshte nje cilesi shume e forte e popullit shqiptar.
Ka nje debat ne Shqiperi ne lidhje me marketingun. Qeveria financoi rrenje shume te konsiderueshme per te bere publicitet ne kanale prestigjioze nderkombetare, por disa njohes te turizmit thone se nuk eshte shume e frytshme te besh publicitet kur nuk ke infrastrukturen e duhur per te pritur nje fluks te madh turistesh Si e vleresoni kete?
Me aq sa njoh une, sidomos ne zonen e turizmit bregdetar ne Itali, per Shqiperine nuk ka mjaft publicitet, nuk ka njohje per keto potenciale te Shqiperise. Keshtu qe mendoj se duhet bere publicitet nepermjet kanaleve televizive, ose hyrjes ne panairet e specializuara, ne Itali per shembull, ne Milano, Firence, Rimini, etj. Kjo gje sigurisht duhet lidhur dhe me krijimin e infrastruktures. Mendoj se ka shume vende ne Shqiperi ku nuk eshte shume e lehte te shkohet, prandaj mendoj se kjo duhet permiresuar. Por sigurisht qe duhet pranuar nga te gjithe se duhen shpenzuar para per publicitet, sepse Shqiperia ende njihet pak, shume pak.