Gjirokastër, makina del nga rruga, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lazarat ku një makinë pasi ka dalë nga rruga është ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës Bashkim Çebani nga Libohova.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.