E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i kombësisë KLD ne Gjykatën e Korçës: Stop abuzimit

KORCE- Zv kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu lëshon kritika të ashpra mbi gjyqtarët e Gjykatës së Korçës duke i kërkuar të ndalet abuzimi me ndryshimin e kombësisë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndërmori sot një inspektim të befasishëm në Gjykatën e Shkallës së parë të Korcës, për të kontrolluar dosjet e gjykimit që kanë të bëjnë me ndryshimet e Kombësisë.

Reagimi vjen dy ditë pasi konsulli grek Theodhoro Ikonomus, lëshoi mesazhe antishqiptare duke i bërë thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. Thirrje janë bërë në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korcë.

“Është e turpshme lënia e kombësisë shqiptare” ka deklaruar zv kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.

DEKLARATA E IKONOMUS
Mesazhe të rënda antishqiptare janë dëgjuar dy ditë më parë prej konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu Kamarinos. Gjatë një ceremonie në këtë qytet me rastin e 20-vjetorit të organizatës OMONIA, ( me 5 shkurt) diplomati grek u ka bërë thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. "Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke", tha Kamarinos. Ikonomu theksoi se ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por që sipas tij, këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë të cilat përfaqësojnë emrin Vorio Epir. "Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë", - tha Kamarinos.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›