Shteti ndihmon të varfrit

Ky reagim i qeverisë erdhi pas vetëvrasjes që bëri pronarja e një shtëpie kur zyrtarët shtetëror erdhën që ta largonin prej atje, për shkak se nuk kishte mundur të paguante obligimet e hipotekës për të.
Qeveria spanjolle ka bërë të ditur se do të pezullojë për dy vjet hipotekat e shtëpive të pronarëve që kanë fëmijë të vegjël, që janë invalidë, ose të papunë, dhe të cilët për shkak të krizës nuk mund ta paguajnë hipotekën.
Kjo është një masë urgjente për zbutjen e pasojave të ashpra të krizës ekonomike, deklaroi zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria.
Qeveria do të rris edhe fondin social banesor për njerëzit që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre, sqaroi ajo para gazetarëve.
Ndihmë për hipotekë do të marrin vetëm njerëzit që fitojnë më pak se 19,200 euro në vit.