E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori, MTKRS konkurs për veprat muzikore

100-vjetori i shpalljes së pavarësisë si një ngjarje historike shumë e rëndësishme kombëtare duhet të shërbeje si frymëzim për të shkruar vepra të reja muzikore.
 

Ky ka qenë qëllimi i Ministrisë së Kulturës, e cila ka shpallur konkursin mbarëkombëtar për veprat muzikore të kompozuara, nga ku mund të marin pjesë krijuesit mbarëshqiptarë në fushën e krijimtarisë muzikore në gjinitë opera, balet simfoni.
 

Veprat duhet të dorëzohen me shkrim kompjuterik me një CD audio dhe me dokumentacionet e nevojshme të shpalluara ne faqen ëeb-it në Ministrisë e Kulturës. Juria do të votojë në mënyrë të fshehtë për të përzgjedhur fituesit, ku do të këtë edhe cmime.
 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është muaji gusht 2012 dhe më pas veprat fituese do të interpretohen në një koncert publik në kryeqytet në muajin nëntor të këtij viti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›