E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtiremi sikur e duam njeri-tjetrin

09/04/10 20:41

Banorët ulen për të ngrënë darkën e ndërsa hanë, fillojnë të bisedojnë. Hakiu, i menduar, thotë me zë të lartë se askush nuk e do në shtëpi dhe se të gjithë duan që ai të largohet nesër. Domenika nënqesh, ndërsa Seldi ia kthen se asnjërit nuk i hyn në punë nëse ai rri apo largohet, njësoj është për ta. Klodi e mbështet mendimin e Seldit, madje e përforcon atë duke ia përsëritur e duke theksuar se këtë gjë ia thotë me shpirt. Hakiu rri pa folur, kurse Seldi i shkon afër dhe i thotë suke qeshur që të mos bëjë rolin e viktimës tani. Sma ndjen më për asnjë tani- thotë si përfundim Hakiu. Mandi që vjen në ato momente, dëgjon fjalët e Hakiut dhe pyet se përse i tha ato. Pasi ia thonë se përse bëhet fjalë, ai shprehet se të gjithë do ikin një ditë, por varet mënyra se si do ikin. Klodi insiston se duhet pranuar edhe fakti se ndoshta vërtetë nuk e duan Kikën, por Mandi mendon se të gjithë shtiren sikur e duan njeri-tjetrin, pasi realisht jo. Tatiana e duartroket këtë fjalë të Mandit dhe thotë se i pëlqen kjo fjalë e sinqertë, pasi edhe ajo ashtu e mendon. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›