E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e javës, kapja e ngjalave

09/04/10 19:40

Erioni mbledh banorët në kopsht për ti lajmëruar se po fillojnë sërish provën e javës. Ata dalin të gjithë, ndërsa ai u komunikon provën e kësaj mbrëmjeje. Në pishinë ndodhen disa ngjala të cilat ata duhet ti kapin të gjitha. Për kapjen e tyre, banorët mund të përdorin rrjetat e vëna në dispozicion. Dy prej tyre do të futen brenda në pishinë e do ti kapin ngjalat me dorë ose mund ti ndihmojnë të tjerët duke i afruar ato nëpër rrjetat. Këta dy banorë mund të ndërrohen më pas nga dy të tjerë. Nëse banorët arrijnë ti kapin të gjitha ngjalat, ata do kenë mundësinë ti gatuajnë ato. Prova fillon dhe mbaron me rënien e gongut.
Banorët marrin rrjetat nëpër duar e fillojnë nga puna. Miri hedh idenë që ti afrojnë ngjalat tek pjesa e cekët e pishinës që të kenë mundësi ti kapin më lehtë. Domenika mendon që ata të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin, pasi ngjalat rrëshkasin nga rrjetat. Ata zbatojnë këtë ide e cila jep rezultat. Banorët pak nga pak, i kapin të gjitha ngjalat, të ndihmuar dhe nga Mandi që futet në pishinë. Ata i kapin ato në kohë rekord, pa rënë gongu. Miri i pyet banorët se nëse duan, mund ti gatuajnë që sot dhe ata pohojnë të gjithë. Kështu Miri i merr ngjalat dhe fillon ti pastrojë e ti gatuajë për darkë, i ndihmuar edhe nga Hakiu.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›