E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri ka një partner për Manal

09/04/10 17:20

Jetmiri ka marrë veç Manalin dhe i thotë se mbrëmë gjatë natës ka menduar për të dhe i ka gjetur një burrë. Ajo e pyet se si i ka shkuar mendja dhe Jetmiri përgjigjet se i ka dalë në ëndërr. Jetmiri fillon me historinë e tij dhe i thotë se djali që ka menduar është i krishterë, por nuk e ka problem të bëhet mysliman. Ai shton se ai vjen nga familje e mirë dhe ajo e pyet nëse pi cigare dhe alkool. Jetmiri i përgjigjet se si të gjithë djemtë e rinj dhe ai pi, por ndoshta pas ndërrimit të fesë dhe pranisë së Manalit, mund ti lërë këto vese. Jetmiri shprehet se ai është djalë shumë i mirë dhe ka vite që njihen. Manal gjatë të gjithë kohës i bën pyetje dhe Jetmiri i jep informacionin që kërkon. Manal e pyet për moshën e tij, dhe për familjen dhe Jetmiri thotë se ai nuk mund tia thotë të gjitha gjërat tani, por e rëndësishme është që ai e ka pëlqyer duke e parë nga ekrani dhe Jetmiri ka marrë inisiativën ti flasë Manalit për të. Manal shprehet se është shumë gjë e madhe që djali merr parasysh që të ndërrojë dhe fenë për të dhe Jetmiri e mbështet. Ai i thotë se Manal ka për tu bërë mëndjemadhe kur të jetë me këtë djalin pasi ai është i pasur dhe nuk do ti flasë më Jetmirit. Manal përgjigjet se ajo nuk është person i tillë dhe çfarë do që të bëhet, ajo nuk i mohon njerëzit. Jetmiri e pyet nëse Manal e ndau mendjen për këtë gjë, pasi ai duhet të lajmërojë atë djali dhe ajo përgjigjet se kur të dalin jashtë do ta takojë.
Jetmiri i jep këshilla se si të sillet me djalin kur të dalë, duke i thënë që në fillim të bëjë si interesante dhe të mos e pranojë menjëherë, po ashtu të mos i thotë që në momentin e parë që që ai duhet të ndërrojë fenë. Manal shprehet se kjo do të jetë problem më vonë, pasi dhe po ta ndërrojë fenë, ai nuk do asgjë për zakonet e fesë dhe Jetmiri i thotë se këto duhet tia mësojë ajo.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›