E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen diabetikët, mjekët: Kujdes me stresin e ushqimin

Përveç trashëgimisë, stresi dhe ushqimet me yndyrë po shtojnë në masë numrin e peronave diabetikë. Mjekët thonë se gjatë dimrit ka një rritje të numrit të të prekurve për shkak të teprimit me ushqimin dhe lënia e aktiviteteve fizike. Por ajo që është më shqetësuese, thonë bluzat e bardha, është ulja e moshës të të sëmurëve me diabet. Nëse para viteve 90 diabeti prekte personat mbi 45 vjeç, kjo moshë është ulur deri tek fëmijët. Flutura Bruka, mjekja endokrinologe në poliklinikën numër 3 thotë se duhet kujdes me sheqernat dhe më pas duhet të merren ilaçe.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në vend ka më shumë se 40 mijë persona të diagnostikuar me diabetë. Ndërkohë që ky numër pritet të jetë më i lartë sepse shumë personave ende nuk janë diagnostikuar si diabetikë. Mjekët thonë se pavarësisht shqetësimeve, shumë pak pacientë e zbulojnë diabetin që në fillim. Ndërsa të dhënat e OBSH-së thonë për fat të keq numri i të sëmurëve do të dyfishohet përgjatë kësaj dekade.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›