Shtohen infeksionet në plagët e pacientëve
20/06/2009 Spitalet tona kanë nivelin më të lartë të infeksioneve krahasuar me vendet e tjera të Evropës.
Diskutohen masat mbi përmirësimin e cilësisë së shërbimit të reanimacionit dhe anestezisë
Pavarësisht masave të marra në parandalimin e infeksioneve spitalore, gjendja rezulton të jetë tepër e vështirë në sallat ku zhvillohen ndërhyrjet kirurgjike. Kjo pasi matjet e kryera kanë treguar se prezenca e baktereve në këto ambiente mbetet në nivele të larta, duke u shndërruar në rrezik potencial për pacientët në rëndimin e mëtejshëm të gjendjes së tyre shëndetësore. Spitalet e rretheve rezultojnë të jenë më problematiket në këtë drejtim, kjo pasi higjiena dhe kushtet e duhura në salla lënë për të dëshiruar. Në një aktivitet të zhvilluar gjatë ditës së djeshme me ekspertë të fushës së reanimacionit dhe anestezisë është pohuar zyrtarisht se spitalet tona kanë nivelin më të lartë të infeksioneve krahasuar me vendet e tjera të Evropës. Për përmirësimin e këtij shërbimi është kërkuar standardizimi i spitaleve rajonale të rretheve dhe shtimin e shërbimit të traumës, duke synuar kalimin e tij edhe drejt urgjencave. Kjo duke qenë se shumë prej rretheve kanë nevojë për një shërbim të tillë për shkak të fluksit të pacienteve që paraqiten pranë këtyre spitaleve.
Situata
Vazhdimisht është deklaruar se sallat e operacioneve shndërrohen në burim infeksioni për pacientët, pasi në to ndotja dhe prania e baktereve rezulton të jetë e lartë. Në një studim të publikuar pak kohë më parë është hedhur alarmi se shumë pacientë rëndohen edhe më shumë në sallat e operacioneve për shkak të infeksioneve të tjera që merr plaga e tyre. Konkretisht studimi ka treguar se gjatë kohës së qëndrimit në spital pacientët mund të bëhen mbartës të infeksioneve të marra nga kushtet jo të përshtatshme të sallave të operacionit. Sipas studimit rezulton se jo pak, por gati 50 për qind e pacientëve bëhen mbartës të këtyre infeksioneve. Ndërkohë specialistët shtojnë se 1 në 2 pacientë, kur del nga spitali ka marrë edhe një tjetër infeksion, i cili, duke qarkulluar gjithmonë brenda mureve të spitaleve, ka krijuar rezistence ndaj medikamenteve. Megjithatë, infeksionet e kohëve të fundit nëpër spitale mbajnë emrin e stafilokokut, bakter që ka marrë edhe jetë njerëzish.
Ndryshimet
Rruga më e mirë për përmirësimin e shërbimit të reanimacionit sipas drejtuesve të dikastereve shëndetësore është hartimi i standardeve unike për të gjithë vendin. "Në strategjinë tonë dhe në reformën spitalore, që tashmë kemi filluar, element i rëndësishëm për të shkuar krahas kësaj reforme është standardizimi i spitaleve rajonale fillimisht dhe më pas standardizimi i të gjithë spitaleve të rretheve. Pra, duhet të dimë mirë, të përcaktojmë mirë për çdo spital rrethi apo rajonal çfarë duhet të bëjë ky spital, çfarë duhet të mbulojë sektori i kirurgjisë, çfarë duhet të mbulojë sektori i anestezi-reanimacionit për këtë spital apo për këtë rajon”, - ka pohuar ministrja Anila Godo. Sipas saj, për të hapur pavijone të reja në spitale me shërbime të ndryshme, si reanimacioni, kirurgjia, duhet të hartohet një strategji, në të cilën duhet të marrin pjesë të gjithë aktorët e interesit.