Trafiku i pistoletave, 29 vjet burg
18/06/2009 TIRANË- Gjykata për Krime të Rënda dënoi dje me burg katër të pandehur akuzuar për trafikun e pistoletave. Sipas gjykatës, i pandehuri Bashkim Dervina dënohet me 11 vjet burg, Bujar Doku me 10 vjet, Fitim Palushi me 4 vjet dhe Ardit Mane me 4 vjet burg. Të pandehurit tha dje gjykata me vendim u arrestuan gjatë operacionit “ MINI BLOW” duke trafikuar pistoleta. Ndërkohë janë deklaruar fajtor për veprën penale të trafikimit të armëve të zjarrit. Pistoletat e sekuestruara kishin si destinacion Shqipërinë dhe Italinë.