E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i matematikës, u ndryshuan pyetjet

Testi i matematikës është ndryshuar vetëm pak orë para fillimit të provimit të lirimit. Sikurse pritej, specialistët e AVA-s, nxorrën momentet e fundit një test rezervë për nxënësit e klasave të nënta, pasi ai i paracaktuari për këtë provim të dytë lirimi ka qarkulluar lirshëm nëpër duart e nxënësve, bashkë me zgjidhjet përkatëse. Sipas Fatmir Vejsiut, drejtorit të arsimit parauniversitar në ministrinë e Arsimit, rrjedhja e sekretit të provimit, nuk u bë shkak për pengimin e zhvillimit të tij në kohë. Sipas Vejsiut, së shpejti prokuroria do të nisë hetimet për të gjetur përgjegjësin e kësaj ngjarjeje.
Ngjarja më shumë se mbi këdo tjetër, ka rënduar mbi shpinën e nxënësve, të cilët duket se kanë pasur përpara një test mjaft të vështirë. Madje, këtë disa prej prindërve tyre e kanë cilësuar si terror të ushtruar mbi fëmijët.
Provimit të dytë të lirimit i janë nështruar mbi 52 mijë nxënës në të gjithë vendin. Me kalimin e këtij testi, ata sigurojën deftësën e lirimit në përfundim të klasës së nëntë, dhe u jepet e drejta të vijojnë studimet në gjimnaz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›