Shtohen përleshjet në Libi
Rebelet ne Libi kane nisur festen pas marrjes se portit me te madh te naftës ne vend, ne lindje te qytetit Brega. Por festa nuk ka vazhduar gjate pasi mbi qytet janë shfaqur avionët luftarake te kolonel Gedafit, te cilët kane nisur menjëherë sulmet ndaj manifestuesve. Ne qytetin Brega, vetëm ne përleshjet e 2 ditëve te fundit kane humbur jetën 14 persona. Forcat e ushtrisë se Gedafit po sulmojnë edhe një tjetër port te naftës ne jug te Bregas, për te rimarre kontrollin. Ne këtë përleshje janë marre peng tre marinsa nga Hollanda, te cilët po përpiqeshin te shpëtonin 3 civilë europiane, te cilët mbahen me dhune ne qytetin Sirte. Pas përleshjeve, ne një fjalim ne televizionin shtetëror, kolonel Gedafi ka deklaruar qarte se do te luftoje deri ne momentin e fundit, qofte edhe me gratë. Ai theksoi se nëse këto luftime vazhdojnë, bilanci i viktimave do te arrije ne mijëra. Ndërkohë, reagimet e ndërkombëtareve ende vijojnë, duke bere thirrje ndaj liderit libian për t?i dhënë fund këtyre dy-luftimeve, për te hequr dore nga dhuna dhe për te dhënë dorëheqjen nga ky pushtet ku qëndron tashme prej 42 vitesh.
Shpërndaje