E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biletat e fundit çerekfinale

Manchester City dhe Arsenal ishin biletat e fundit për ne çerekfinalet e Fa Cup pas kalimit me lehtësi te pengesave te tyre ne një te tetat e turneut. Ne City of Stadium skuadra e Mancinit mundi me rezultatin e thelle 3-0 një tjetër ekip te premier liges Aston vilen. Takimi u zhbllokua qe ne minutën e 5 kur Jaja Ture kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Përballe një formacioni me inferior te kundërshtarit vendasit shënuan shpejt edhe golin e dyte kur ne minutën 25 Mario Baloteli dyfishoi shifrat. Italiani i cili vazhdon te shënojë për fanellën e City ishte një nga lojtaret me te mire ne këtë ndeshje se bashku me David Silva qe nga ana e tij vulosi shifrat përfundimtare 3-0 ne minutën e 70. Arsenalit i duhej takimi perserites pas barazimit 1-1 për te bombarduar 5-0 ne derbin londinez skuadrën e divizionit te trete Lejton Orient. Per topçinjtë shënuan Maruan Shamak, Niklas Bender triplete e danezit dhe Gael Klishi. Kompletohen kështu çiftet e çerekfinaleve te kupës se Anglisë ku pa dyshim me spektakolarja është ajo mes Manchester United dhe Arsenal. Sfidat e tjera janë Birmingem ? Bolton , Stok Siti ? Uest Hem dhe Manchester City ? Reding. Përballjet çerekfinale do te zhvillohen ne datat 12 dhe 13 mars dhe do te transmetohen drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën Tring.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›