E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Mazhoranca thelloi krizën

Debatet e një dite me pare ne Parlament dhe përjashtimin e deputetit Taulant Balla, opozita e komenton si një përpjekje te mazhorances për te degjeneruar seancat plenare. E ftuar ne emisionin ?Zip? ne Vizion Plus deputetja Socialiste Valentina Leskaj deklaroi se ky është vetëm fillimi i nismës se shumicës, e cila me ndryshimet e fundit ne rregulloren e Kuvendit po synon te thelloje krizën politike ne vend duke e kthyer ketë institucion ne gjenerator te saj. Protesta e lajmëruar e grave socialiste ne 8 mars është kthyer ne një konflikt mes deputeteve femra ne Parlament. Duke komentuar zgjedhjet e pritshme vendore deputetja Leskaj deklaroi se nuk mund te ketë dialog ne boshllëk dhe se mazhoranca po tregon se nuk e do marrëveshjen mes palëve. Sipas saj, garancia për listat e zgjedhësve do te ishte një fillim i mbare për te ulur partitë ne një tryeze, konkluzioni i se cilës do te zhbllokonte situatën e krijuar ne vend.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?39QARETLhjA","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›