Shtohen rastet me viroza, në repartin pediatrik të Shkodrës deri në 100 vizita në ditë

Sezoni virozave sapo ka nisur. Kjo vërehet jo vetëm në urgjencën e qytetit por edhe në njësitë administrative. Drejtori i qendrës shëndetësore Postrribë Sokol Zhabjaku tregon se çdo ditë ka raste kryesisht tek moshat pediatrike.
“Për sa i përket sezonit, mund të paraqiten 4-5 fëmijë në ditë”, u shpreh Zhabjaku.
Ardhja e emigrantëve për të festuar në vendlindje duke rritur kështu kontaktet mbetet një ndër shkaqet e transmetimit të virozave gjatë kësaj periudhe.
Sipas bluzave të bardha krahas shtimit të konsultave në repartin pediatrik janë shtuar edhe numri i shtrimeve ku aktualisht të shtruar janë 15 fëmijë ,3 prej tyre në terapi intensive dhe 2 të tjerë në infektiv.
Gazetare: M Gjoni
/rtsh.al/