E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen sëmundjet profesionale, 1 mijë minatorë të sëmurë do kurohen në Tiranë

Prej ditësh kanë nisur vizitat mjekësore për rreth 1000 minatorë të minierës së Bulqizës. Këtë e bëri të ditur kryetari i sindikatës së minatorëve, Dilaver Përkoxha. Sipas tij, një gjë e tillë është realizuar në bazë të kontratës së nënshkruar mes firmës konçesionare austriake ACR, që aktualisht menaxhon këtë minierë dhe qeverisë shqiptare.

Çdo të premte nisen drejt Tiranës për kontroll të përgjithshëm mjekësor 30 deri në 40 minatorë. Vizitat që përfshijnë një kontroll të përgjithshëm fizik të trupit dhe analiza mjekësore, realizohen në një klinikë private në Tiranë. Deri më tani, nga rezultatet e këtyre vizitave janë konfirmuar se një pjesë e mirë e minatorëve, kanë rezultuar me sëmundje profesionale të nëntokës, kryesisht të prekur nga silikoza. Sëmundja ka përparuar edhe për shkak se një pjesë e mirë e këtyre minatorëve, kanë një kohëzgjatje vitesh pune prej mbi 25-30 vjet, tha kryesindikalisti. Rreth dy muaj më parë, mjekë specialistë ka deklaruar në media se shumë prej këtyre minatorëve preken nga sëmundjet respiratore pak kohe pasi nisin punë, ndaj duhet të ketë rishikim të statusit të tyre. Minatorët janë ndoshta kategoria më e prekur, ku sëmundjet profesionale shoqërohen edhe me vdekje. Shumica e minatorëve nuk arrijnë as moshën 60 vjeçare ku supozohet se duhet të dalin në pension. Sëmundjet e ndryshme profesionale, kanë bërë që shumica e tyre të kenë shqetësime përpara kësaj moshe. Firmat e huaja që drejtojnë këto miniera, nuk kanë kryer investimet e parashikuara në kontratë për përmirësimin e kushteve të punës. Si pasojë, në minierat tona ende punohet me teknologjinë e viteve "60 dhe në shumë prej tyre, galeritë gërmohen me kazma dhe qymyri dhe mineralet mblidhen me dorë

Testet me zgjedhje të maturës shtetërore, ngujohen hartuesit
Hartuesit e tezave me zgjedhje, janë ngujuar në ambientet e AVA-s, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme dhe do të qëndrojnë aty deri në përfundim të provimeve, pas mesditës së datës 30 qershor. Sipas burimeve zyrtare nga MASH, janë  përzgjedhur specialistë nga shtatë lëndë të ndryshme, në të cilat maturantët do të japin dhe provimet.  Hartuesit  në bazë të rregullores, nuk kanë asnjë të drejtë komunikimi, ndërkohë që godina është nën mbikëqyrjen e uniformave blu. Numri i maturantëve në provimet me zgjedhje, është më i lartë, se ai në provimin e letërsisë dhe matematikës, duke arritur në 42 mijë. Provimet me zgjedhje i japin fund kështu procesit të maturës shtetërore. Më pas, maturantët do të njihen me rezultatet për ti nënshtruar në mes të korrikut, plotësimit të formularit A2, i cili edhe këtë vit sipas strukturave drejtuese të ministrisë së Arsimit do të jetë i njëjtë. Maturanti ka të drejtë të rendisë dhjetë degë, sipas preferencës, por do të shkojë vetëm në një degë në atë që ka fituar në bazë të pikëve të marra nga procesi i maturës shtetërore.

Last Updated on E Merkure, 23 Qershor 2010 19:26

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›