Shtohen shitjet e makinave ne Europe
Në të gjithë tregjet e mëdha europiane të makinave, për muajin gusht është shënuar një shtim i numrit të shitjeve. Pavarësisht problemeve ekonomike dhe financiare që po has kontinenti i vjetër, duket se sektori automobilistik po shkon në kundërtendencë.
Përsa i përket shitjeve të prodhimeve të reja, në muajin e kaluar është regjistruar një rritje me 7,8% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kryeson në numrin më të madh të shitjeve Gjermania, me 18,3%, Britania e Madhe me 7,3%, Spanja me 5,9%, Franca me një shtim të shitjeve me 3,1% dhe në fund tregu Italian me 1,5%. Sipas shoqatës europiane të prodhueseve të makinave.
Për markat gjermane, vendi i parë i takon Volksvagenit me një rritje të shitjeve afër 15% për gushtin dhe 7,5% për tetë muajt e parë të vitit, me një kuotë të tregut në rritje me 23%. Më pas renditen modelet franceze të Peugeo – Citroen dhe Renault. Në vendin e katërt pozicionohet General Motors, me një rritje me 5,2% dhe në vendin e katërt Fordi me 19,7% të rritjes.
Problematic mbetet tregu italian i makinave, ku Fiat, ka shënuar një rënie të shitjeve në 12,5% me një kuotë të tregut në rënie krahasuar me vitin 2010. gjithsesi lëkundja e shitjeve të markës Fiat është kompensuar nga shitja e dy modeleve të tjera si Alfa Romeo dhe Jeep. Masat shtrënguese të shqyrtuara nga qeveria italiane duket se po rëndojnë edhe mbi sektorin automobilistik.