E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat Qendrore ne ndihme te atyre evropiane

Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale amerikane kanë marrë një nismë, së bashku edhe me tre banka të tjera qendrore, të kontribuojnë në furnizimin me likuiditet në dollarë të instituteve europiane.

Kjo nismë e përbashkët është ndërmarrë për shkak të vuajtjes me likuiditet në monedhën amerikane, nga ana e bankave europiane.

Banka Qendrore Europiane, së bashku me Rezervën federale amerikanë dhe tre banka qendrore të tjera janë bashkuar në misionin e tyre për të furnizuar me likuiditet në dollarë institutet e kreditit të Eurozonës.

Kjo iniciativë e ndërmarrë nga Banka Qendrore Europiane, vjen në një kohë kur bankat europiane janë në vështirësi për tu furnizuar me dollarë, për shkak të krizës së borxhit.

Në mbështetje të BQE dhe Rezervës federale, janë edhe tre bankat e tjera si bank of England, Bank of japan dhe banka SNB.

Instituti qendror europian në Frankfurt, në një komunikatë për shtyp, ka bërë të ditur se ka vendosur së bashku me bankat e tjera qendrore, të nisë tre operacione të ndryshme për mbushjen me likuiditet në dollarë, me një hua tremujore deri në fund të vitit.

Operacionet e bankës do të drejtohen me norma fikse të interesit dhe të mbështetura në ankandet që do të mbahen në mesin e muajit tetor, në nëntor dhe dhjetor.

Gjithashtu nga BQE është lëshuar edhe një thirrje qeverive europiane.

Ato duhet të jenë të gatshme të përshtatin masat për rimëkëmbjen shtesë, në veçanti ato të shpenzimeve, sa herë që realizohen rreziqe lidhur me realizimin e objektivave aktuale të bilancit.

Ekspertët e Institutit të Frankfurtit, në parashikimet e tyre makro-ekonmike të Eurozonës kanë vlerësuar në rënie rritjen për 2011-ën dhe 2012-ën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›