E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni dhe joga, më shumë autokontroll

Silvio Berluskoni është ftuar të mësojë se si të ketë autokontroll. Një reklamë nga shkolla e jogës në Amsterdam, Holandë, e fton Kryeministrin italian të marrë disa leksione asketizmi dhe meditimi oriental për të siguruar më shumë autokontroll, në mënyrë që të evitojë gafa të tjera ndërkombëtare. Në një nga posterat paraqitet koka e Berluskonit, me fizikun e një të riu muskulor, me mbishkrimin Joga, për më shumë autokontroll ose Joga, për shpirtra të trazuar. Berluskoni nuk është personazhi i vetëm që është përdorur për këtë publicitet, por ka përkrah edhe Mahmud Ahmadinexhadin e Iranit dhe ultranacionalistin holandez, Geert Uilders.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›