Shtohen shqetesimet per krizen ekonomike ne Portugali
Shqetesimet per ekonomine e Portugalise po shtohen ndersa kryeministri Jose Socrates paralajmeroi se nese kundershtohet propozimi i tij per te shkurtuar deficitin qeveritar mund te beje qe vendi te kerkoje ndihme shpetimi.
Zoti Socrates thote se do te jape doreheqjen nese parlamenti nuk miraton propozimet e fundit per shkurtime ngritjen e katert te taksave dhe reduktimin e programeve te ndihmes sociale qe kane sjelle nje vale grevash ne Portugali. Ai kerkon miratimin e planit para se udheheqesit evropiane te takohen ne fund te muajit per te shqyrtuar rregulla te reja te ndihmes financiare per vendet e zhytura ne borxhe te kontinentit.
Zoti Socrates qe drejton qeverine me pakice socialiste tha se pasojat e krizes politike ne Portugali mund te cojne drejt nje kerkese per ndihma nga jashte.
Portugalia po kerkon te shmange rrezikun e shnderrimit ne vendin e trete evropian qe kerkon ndihme financiare pas Greqise dhe Irlandes. Por analistet financiare dhe investitoret i shohin me skepticizem perpjekjet e Portugalise.