EULEX Flete-arrest per 9 persona Fatmir Limaj mes tyre

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove beri te ditur se jane arrestuar nente persona nen dyshimet per perfshirje ne krime lufte. Njoftimet jozyrtare thone se ka nje urdher arresti edhe per deputetin e Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj ish komandat i Ushtrise lirimtare te Kosoves.
Zyrtaret e EULEX-it nuk kane dhene hollesi pervec pohimeve se arrestimet gjate te cilave jane kryer edhe bastisje jane urdheruar nga nje gjykates i EULEX-it nen dyshimet e bazuara per vrasje tortura dhe veprime te tjera penale te bera kunder civileve shqiptare dhe serb te Kosoves si dhe ndaj te burgosurve te luftes ne qendra te paraburgimit ne Kosove ne vitin 1999.
EULEX-i nuk ka bere te ditur identitetin e te arrestuarve te cilet jane qe te gjithe ish pjesetare te Ushtrise lirimtare te Kosoves.
Ndonese zyrtarisht EULEX-i nuk ka pranuar ta konfirmoje ka nje urdher arresti te cilin Zeri i Amerikes e ka pare edhe per deputetin e Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj. Nuk eshte ende e qarte se si po zhvillohen gjerat rreth tij meqe ai eshte deputet i Parlamentit dhe sipas Kushtetutes se Kosoves imuniteti nuk pengon ndjekjen penale te deputeteve te Parlamentit per veprimet e ndermarra jashte fusheveprimit te pergjegjesive se tyre si deputete te Parlamentit. Deputeti i Parlamentit nuk mund te arrestohet dhe as ndalohet perderisa eshte duke kryer detyrat e tij si deputet pa pelqimin e shumices se te gjithe deputeteve te Parlamentit.
Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998. Reagojne shoqatat e dala nga lufta.
Nuk ka pasur reagime te menjehershme te autoriteteve vendase ndersa kunder ketyre arrestimeve kane reaguar Organizatat e dala nga lufta. Ne nje reagim te ketyre organizatave shprehet sic thuhet indinjata me rastin e arrestimeve te veteraneve te luftes se Ushtrise lirimtare te Kosoves nga Malisheva dhe Lipjani.
Ne reagim theksohet se veprimet e EULEX-it jane te pabazuara e te papergjegjshme me qellim te njollosjes se luftes clirimtare dhe per te provokuar nje situate te tensionuar ne Kosove.
Ish-pjesetaret e UK-se ne asnje menyre nuk pajtohen me keto veprime qe i quajne antishqiptare duke konsideruar se misioni evropian e ka devalvuar veten ne syte e qytetareve te Kosoves.
Duke qene deshmitare te veprimit te grupeve kriminale serbe edhe me tutje brenda territorit te Kosoves nje pjese e te cilave struktura jane edhe pergjegjese per gjenocidin e bere gjate luftes ne kerkojme qe gjahu kunder luftetareve te UK-se te nderpritet menjehere e te ndiqen kriminelet e vertete. Ne ditet ne vijim do te informojme opinionin per masat tona te metutjeshme te cilat do te jene ne kontribut te nderprerjes se fushates se EULEX-it kunder UK-se thuhet ne reagimin e shoqatave te dala nga strukturat e ish Ushtrise Clirimtare te Kosoves.