Shtohen sipërfaqet me arrore/ Në qarkun e Korçës kulturat arrore zënë 6% të sipërfaqes totale

Fermerët e Qarkut Korçë kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me kulturat arrore. Interesi i tyre është shtuar për shkak të kërkesës së lartë në treg për shitjen e tyre por edhe kostove më të ulëta të prodhimit krahasuar me kultura të tjera. Duke e menduar si një investim fitimprurës, fermeri Lulëzim Krasta, ka braktisur emigracionin dhe është kthyer të investojë në vendin e tij. Ai është duke përgatitur 27 dynym tokë në Shqitas të Maliqit, të cilat mendon t’i mbjellë me arra.
“Më lindi një ide tjetër për arra sepse kjo sado ka jetëgjatësi sepse arrës ja gjen tregun”, tha fermeri Lulëzim Krasta.
Fermeri tregon se ka zgjedhur për të mbjellë një kultivar i cili jep prodhim brenda 3 vitesh.
“Plus arrave mund të mbjellë edhe bimë të tjera të cilat mund ti kultivoj vet dhe të shikoj kush do më japë rezultat më tepër”, tha fermeri.
Sipas Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, në Qarkun e Korçës kulturat arrore zenë 6% të sipërfaqes totale me drufrutorë. Prodhimi i tyre shkon në rreth 1500 ton në vit ndërsa kryesisht mbillen arra e lajthi e më pak bajame.
/RTSH/