E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtohen sipërfaqet me ullinj në Nokovë, fermeri: Të ndërtohej një fabrikë për prodhimin e vajit

Prej gati 13 vitesh 68-vjecari Thodhoraq Kondi nga fshati Nokovë i njësisë administrative Lunxhëri ne bashkinë Gjirokastër, po merret me kulturën e ullinjve. Zgjodhi të merret me kultivimin e tyre jo vetëm nga pasioni që ka për bujqësinë por edhe sepse kjo kulturë favorizohet nga klima e butë e kësaj zone.

“Unë ullinjtë i kam mbjellë në 2011. Na u rekomandua kjo zonë dhe na dhanë dhe subvencion që i mbollëm ullinjtë. Jam i kënaqur se kam 4-5 vite që prodhoj vaj”, tha fermeri Thodhoraq Kondi

Ai thotë se që të merresh me ullirin është një punë po aq e bukur sa edhe e vështirë sepse duhet ta njohësh si kulturë që të përkujdesesh për të.

“Tani do plehërim, spikatje dhe krasitje”, tha 68-vjeçari.

Prodhimin që nxjerrim përveç se e përdorim për nevojat e familjes edhe e tregtojmë tregon zoti Kondi . Ka kërkesa pohon ai, si për ullinjtë ashtu edhe për vajin. Por problem ngelet mungesa e një fabrike për përpunimin dhe prodhimin e tyre.

“Zona shkojmë në Vrion të Sarandës dhe e mira është që të bëhet një fabrikë dhe këtu, po të ketë rini për të punuar duhet të shtohen sipërfaqet”, tha fermeri.

Në këtë fshat sipërfaqet e mbjella me ullinj po shtohen nga viti në vit. Banorët e tij bëjnë thirrje ndërkohë që edhe të rinjtë e fshatit të tyre t’i kthejnë sytë nga kjo kulturë .

Gazetare: Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›