E Martë, 3 Nëntor 2026

Festat e 7–8 Marsit, kërkesa të larta për dhurata të personalizuara

Me afrimin e festave të 7–8 Marsit pranë dyqaneve të luleve apo dhuratave prej një jave është shtuar fluksi i punës dhe i rezervimeve kryesisht për buqetat e luleve të kërkuara dhe me mbishkrime.

“Zakonisht kërkojnë kompozime dhe buqeta. Nxënësit kërkojnë kompozime për mësuesit. Kompozimet i duan edhe me personalizime, për shembull shkrime të llojit ‘Gëzuar 8 Marsin, mami’ ose me emër,” thotë një luleshitëse.

Ndërkohe nga blerësit për festën e nënës janë dhe dhuratat e personalizuara.

“Blerësit kanë filluar të edukohen dhe të mos e lënë për ditën e fundit, duke bërë edhe prenotime,” shprehet një tjetër shitës.

Ndryshe nga një vit më parë sipas shitësve të luleve apo dhuratave në këto festa interesi i blerësve ka qenë më i madh.

Edhe për dhuratat surprizë për nënat apo mësuesit nuk ka ndryshime të çmimeve që të cilësohen të larta.

Gazetare: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›