Shtohen zjarret ne Tirane
Temperaturat e larta të korrikut kanë nxehur edhe situatën e zjarreve në Tiranë. Drejtori i Zjarrëfikësve të Tiranës, Haki Hoxha shprehet optimist për përballimin e situatave që do të krijohen në muajt e verës, sikurse ndodhi edhe muajt e ftohtë të dimrit apo pranverës
Nëse deri në qershor zjarret ishin kryesisht në qendrat e banuara tashmë hartës së zjarreve kanë nisur t’u shtohen kullotat dhe pyjet.
Në 3 javët e para të korrikut janë regjistruar thuajse 2 zjarre çdo ditë, duke e dyfishuar ngarkesën e punës për zjarrëfikësit.
Drejtori i Zjarrëfikësve të Tiranës kërkon vëmendjen maksimale nga qytetarët për të evituar zjarret aksidentale në pyjë dhe kullota të cilat mund të vijnë edhe nga një cigare e hedhur pa kujdes, si edhe të kenë në vëmendje kondicionerët që përdoren për ftohje.