Shtohet interesi për Universitetin Bujqësor/ Zv. rektori: Për degët prioritare hiqet tarifa, jepet paga stimuluese

Universiteti Bujqësor i Tiranës duket se do të këtë numër të lartë aplikantësh këtë vit akademik nga ana e maturantëve. Zv/rektori i këtij Universiteti, Ilir Kapaj i tha RTSH se këtë vit priten mbi 10 mijë aplikime për 33 programet studimore që ky universitet ka.
Shkak për këtë rritje të interesit është mbështetja financiare që universiteti do të japë për studentët që do bëhen pjesë e programeve prioritare.
Nga lista e programeve prioritare, gjysma e tyre janë programe që ofrohen nga UBT. Çdo maturant që vendos të regjistrohet nga këto programe do të përfitojë ndihmë financiare prej 40 mijë lekësh të reja në muaj dhe përjashtohet nga tarifa e studimit.
Bëhet fjalë për programet studimore si Mbrojte Bimësh; Ortikulturë; Agronomi; Agromekanizëm; Zooteknikë; Siguria e Produkteve Blegtorale; Biologji Marinë; Agrokulturë; Agrobioligji; Agrobiznes; Agroushqim; Vrashtari Analogji; Mjekësi Veterinare; Inxhinieri Pyjore; Inxhinieri Përpunim Druri; Menaxhim i turizmit rural.
Por një faktor tjetër që ka nxitur këtë rritje të kërkesës për aplikime pranë Universitetit Bujqësor është edhe tregu mjaft i i etur i punës për specialistët që dalin nga këto programe studimit
“Ne këmi kërkësa në rrugë formale dhe jo formale në sektorin publik e privat për specialistë të këtyre fushave. Maskimalisht një muaj pas mbarimit të studimeve, studentët tanë në këto programe studimi që unë përmenda, punësohen lehtësisht në tregun e punës“. tha Kapaj.
Rektori i u bëri thirrje maturantëve që kanë aplikuar dhe prindërve të tyre t’i orientojnë fëmijët në këto programe që i sistemon ata shpejt në tregun e punës.
Numrin i saktë të aplikantëve del pas datës 21 Gusht.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/