E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Thatësira e lumit Devoll, mbetën pa vaditur tokat bujqësore në fshatrat përreth tij

Reshjet e ditëve të fundit nuk kanë shtuar aspak prurjet në lumin Devoll. Mungesa e ujit ka zgjeruar sipërfaqen e thatë të shtratit të këtij lumi.

Gjerësia e lumit Devoll, më shumë se 100m ka tani vetëm 2-3 devijime me ujë, ndërsa pjesa tjetër është e thatë. Banorët e fshatrave që shtrihen buzë lumit thonë se nuk e kanë parë  asnjëherë në këtë gjendje lumin Devoll.

Nga mungesa e ujit kanë mbetur pa vaditur tokat e tyre bujqësore.

Në të dy anët e shtratit të Devollit shtrihen 6  fshatra. Veç problemit të thatësirës ky lumë, pjesën e mbetur të ujit të tij e dërgon në hidrocentralin e Banjës duke lënë kështu disa fshatra në pamundësi për të vaditur tokat e tyre bujqësore.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›