“ERIS” dominon infektimet e reja nga COVID-19, CDC: Nuk është më i rëndë se variantet e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po i mban sytë tek një variant tjetër i ri COVID-19 që është lidhur me një rritje të shtrimeve në spital në vendet si Anglia dhe Amerikë.
Varianti EG.5.1, që mban pseudonimin “Eris”, është nënvariant i OMICRON dhe varianti i dytë më i zakonshëm që po infekton njerëzit në këto vende.
Shtrimet në spital ky nënvariant i ri vazhdojnë rritje të qëndrueshme gjatë kësaj vere dhe tani virusi është vendosur në krye të listës së formave më të përhapura të virusit.
“Eris”, përbën 17% të të gjitha infeksioneve me COVID në SHBA, sipas vlerësimeve më të fundit të CDC.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ai po prek 1 në 10 pacientë. Proteina spike është pjesa e virusit që e lejon atë të hyjë në qelizat njerëzore. Por nuk ka asnjë indikacion deri më tani që EG.5 është më ngjitës ose më i rëndë se variantet e tjera të fundit, sipas Shoqatës Mjekësore Amerikane.
CDC tha se vaksinat aktuale mbrojnë kundër variantit.
Sipas vlerësimeve të deritanishme ky nënvariant ka simptoma të ngjashme me OMICRON. Më të zakonshmet përfshijnë rrjedhje ose bllokim të hundëve, dhimbje koke, lodhje, teshtitje, dhimbje të fytit, kollë, ndryshime në nuhatje.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/