Shtohet numri i protestuesve, studentët vazhdojnë në rreshtin e parë të turmës

Duket paradoksale, pasi ndërsa policia vazhdon reprezaljen ndaj studentëve, numri i protestuesve sa vjen e shtohet. Protestuesit janë të shumtë në numër, teksa bëjnë një ‘varg’ që shtrihet nga Sheshi Skënderbej deri tek Ministria e Arsimit. Studentët që janë në vijën e parë të protetës po përplasen përballë me Policinë.
Studentët nuk janë vetëm, pasi bashkë me ta kanë protestuar edhe pedagogë e qytetarë të tjerë të Tiranës e Shqipërisë.