E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet numri i shtepive me panelet diellore ne SHBA

Gjithnje e me shume njerez ne Shtetet e Bashkuara jane duke instaluar panele diellore ne shtepite e tyre per te perftuar energji elektirke. Kostja mund te jete e larte prandaj dhe shume lagje kane formuar grupe qe te ndihmojne pronaret e shtepive te kursejne para. Te paret qe e bene kete ishin banoret e lagjes Maunt Plezent ne Uashington ku 75 familje kane formuar Kooperativen Diellore Maunt Plezent.  Te djekim disa hollesi per kete nisme.

Maunt Plezent eshte nje lagje historike e Uashingtonit dhe panelet diellore nuk lejohet qe te shikohen nga rruga. Kooperativa Diellore Maunt Plezent eshte pjese e nje nisme qe ka perfshire gjithe Shtetet e Bashkuara per te inkurajuar pronaret e shtepive te perdorin panele diellore per energji elektrike ne vend te karburantit fosil qe mund te demtoje mjedisin.  Robert Robinson nje prej anetareve te kooperatives thote se ishte nje ndihmese pozitive qe shume nga fqinjet  mendojne se energjia diellore eshte burim i rendesishem.

Shume banore ketu kane punuar ne vendet ne zhvillim ne mbare boten dhe qe nga vitet 70-te  ata kane patur pervoje ne bazat e forcave ajrore qe perdorin energjine e diellit po ashtu shkollat dhe spitalet.

Kooperativa filloi ne vitin 2006 me fqinje qe menduan ti vendosnin panelet diellore ne catite e shtepive. Banoret konstatuan se procesi ishte i veshtire dhe i shtrenjte dhe u kekruan te tjereve ne lagje qe te bashkoheshin me ta. Anja Skullmen nje nga themelueset e grupit thote se Uashingtoni ka mjaft diell gjate gjithe vitit prandaj dhe perdorimi i energjise diellore eshte praktik.

Ne kemi dite te gjata vere me diell dhe panelet diellore jane funksionale per ne.

Kooperativa u perpoq te merrte skonto nga kompanite qe instalojne panelet diellore dhe anetaret ndihmuan njeri tjetrin per te kuptuar programet qeveritare te kompensimeve per koston e instalimeve. Panelet kushtojne nga 15 mije ne 30 mije dollare ne varesi nga madhesia e sistemit.  

Por megjithe koston fillestare ne nje periudhe afatgjate kursimet jane te ndjeshme. Skullmen thote se fatura e elektrikut per familjet qe kane instaluar panele diellore eshte ulur  ne disa raste deri me dy te tretat.  Per me teper kompanite lokale te elektrikut u japin pronareve te shtepive kredi kur ata gjenerojne me shume energji diellore nga sa perdorin.

Kooperativa Diellore Maunt Plezent ka ndihmuar gjithashtu qe qeveria e Uashingtonit te miratoje ligje miqesore per energjine diellore. Anja Skullmen krijoi kohet e fundit Rrjetin e Komuniteteve me Energji per te ndihmuar edhe komunitete te tjera per te shfrytezuar energjine diellore.


Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›