Veliaj Nuk kemi hezitim per te marre pjese ne zgjedhjet lokale

Partia socialiste do te marre pjese ne zgjedhjet e 8 majit pavaresisht nga vonesat ne dorezimin e propozimeve per anetaret e komisioneve te administrimit zgjedhor thote Erion Veliaj koordinator i partive opozitare ne Shqiperi. Ne lidhje me bashkimin e ish Ministrit te Energjitikes Dritan Prifti ne radhet e opozites dhe akuzat e mehershme per korrupsion ndaj tij nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zoti Veliaj thote se ceshtja eshte tani ne duart e prokurorise. Keto komente zoti Veliaj i beri ne Qendren Udrou Uilson ne Uashington.
Zeri i Amerikes Zoti Veliaj OSBE-ja ne Shqiperi sapo u beri thirrje partive politike te dorezojne propozimet per anetaret e komisioneve te zonave te administrimit zgjedhor. Perse Partia Socialiste nuk i ka dorezuar ende ato
Erion Veliaj Ajo qe po ndodh eshte qe Partia Socialiste ka nje liste kerkesash qe jane pak me te rendesishme se emrat e pervecem te komisionereve. Nese ne do te caktojme komisionere por do te jemi me te njejten liste zgjedhesish ku votohet per ata qe jane jashte une besoj qe OSBE-ja pervec se te vere nje kuti ne cdo liste qe ka duhet te shikoje pak edhe realitetin. Sepse gjerat nuk behen vetem nga zyra por behen ne Shqiperine e vertete. Ne Shqiperine e vertete kodi zgjedhor tashme ka filluar te shkelet. Keshtu qe jemi ne kontakt me OSBE-ne me perfaqesuesit e tyre nuk ka asnje hezitim nga ne per sa kohe qe fillojme dhe kemi garancite e para qe do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Nese do te ftohemi qe te bejme te njejtin teater si ne vitin 2009 nuk besoj qe do na bente te dukeshim as ne serioze dhe as OSBE-ne serioze.
Zeri i Amerikes Pra a do te thote kjo se do te merrni pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit
Erion Veliaj Absolutisht. Sot opozita kontrollon ne pushtetin vendor shumicen e qyteteve te Shqiperise...
Zeri i Amerikes ..absolutisht po apo absolutisht jo
Erion Veliaj Absolutisht po. Kjo do te thote qe ka treguar qe di te menaxhoje zonat ku jetojne shumica e shqiptareve ndaj nuk ka asnje hezitim per te marre pjese. I vetmi kusht eshte qe duhet te vendosen disa rregulla ku caktimi i komisionereve eshte ndoshta jo prioriteti i pare.
Zeri i Amerikes Zoti Veliaj Partia Socialiste si dhe ju vete keni akuzuar ish Ministrin e Energjitikes Dritan Prifti per korrupsion. Por tani ai u pa kohet e fundit ne mbledhjet e opozites. Ai e ka pranuar edhe vete qe do te jete pjese e opozites. fare do te thote kjo per moralin e politikes ne Shqiperi
Erion Veliaj Ajo qe do te thote eshte qe Partia Socialiste nuk i heq asnje pike pikepyetjeve qe ka ngritur. Zoti Prifti sipas dijenise se dyve ne eshte ende duke shkuar ne prokurori per tu pergjigjur per gjithe ato pika. Ka vendosur qe voten e tij ne parlament mos ta japi me qeverine. Sot jemi ne nje situate ku cdo njeri qe voton kunder qeverise dhe behet pjese e kesaj kauze nuk mund ti thuhet voto qeverine sepse ne kemi pasur pikepyetje.
Zeri i Amerikes Une e kisha fjalen me teper per akuzat tuaja ndaj zotit Prifti per korrupsion...
Erion Veliaj Per te gjitha keto akuza zoti Prifti eshte duke shkuar ende ne prokurori.
Zeri i Amerikes Pra ju nuk ju qendroni me akuzave tuaja per korrupsion ndaj zotit Prifti
Erion Veliaj Akuzat tona kane shkuar ne prokurori pra ne nuk kemi terhequr asgje nga prokuroria....
Zeri i Amerikes ...megjithate ju pranoni qe ai te jete pjese e opozites
Erion Veliaj Zoti Prifti ne kete moment ka treguar se po bashkepunon me prokurorine dhe arriti te na shpjegonte me ate video qe shume prej gjerave per te cilat po e akuzonim i merrte si urdhera politike nga ai njeriu me bllok. Keshtu qe sot zoti Prifti ka arritur qe te pakten publikut tia provoje qe shumicen e gjerave per te cilat ne e akuzonim i bente me urdher te njeriut me bllok qe ishte numri dy i qeverise dhe ortaku i Sali Berishes. Sot zoti Prifti ate gje qe ia ka provuar publikut me ate video duhet tia provoje edhe prokurorise.
Zeri i Amerikes Ju dhe zoti Rama keni denuar vetem dhunen shteterore per protesten e 21 janarit po per dhunen e ushtruar nga demonstruesit cfare mendoni per kete
Erion Veliaj Ne nuk kemi dhene asnje mbrojtje politike ndaj askujt qe ka ushtruar dhune perfshi ketu gardistet apo protestuesit. Dua te kujtoj qe 113 protestues u arrestuan apo u ndaluan nga policia. Te gjithe deputetet e Partise Socialiste kane shkuar te bashkepunojne me prokurorine nuk ka pasur asnje mbrojtje politike dhe ende sot jane duke u arrestuar njerez. Nese kane prishur rendin nese kane goditur policine keta njerez jane sot perpara ligjit. Une them qe te flasesh me shume se me keto vepra duke mos i ofruar mburoje askujt them se eshte gjeja me e mire qe kemi bere. Te kunderten shohim ne anen tjeter ku kemi nje mbrojtje politike qofte te gardisteve qofte te atyre qe ne menyre eksesive kaluan ate qe eshte caku i policise se mire.
Zeri i Amerikes Ju pak me pare folet per lirine e shtypit ne Shqiperi. Vetem para pak ditesh ambasadori amerikan ne Shqiperi dha nje interviste ku tha se mediat kryesore dhe me te medhate ne Shqiperi perkrahin opoziten. A nuk tregon kjo demokracine dhe lirine e shtypit deri nje fare pike ne Shqiperi
Erion Veliaj Jo ajo qe verteton eshte e kunderta. Ajo qe verteton eshte qe gjerat ne Shqiperi jane aq keq qe qeveria eshte aq e korruptuar sa eshte bere shume e veshtire ta mbrosh. Keshtu qe edhe shume media perpara qe mundoheshin te mbanin nje balance detyrohen te dalin jashte kesaj balance sepse qeveria eshte bere e pambrojtshme. Fakti qe qeveria vazhdon dhe sulmon mediat qofte kjo duke u hequr antenat duke u vene gjoba duke mbyllur gazetat duke u prishur ndertesat ku ato kane kontrata disa-vjecare tregon qe qeveria ka nje ofensive ndaj medias. Nese do te kenaqeshim qe keto media te mbylleshin qe te aprovohej trysnia e qeverise nuk besoj qe do te ishte dite e mire dhe qofte ambasada apo ne sdo kishim ku ta jepnim me ate interviste.