E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrenjtohet nafta,pritet reduktim i furnizimit

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka arritur në 49 dollarë për fuci, në pritje të një vendimi nga ana Organizatës së vendeve eksportuese të naftës, OPEK gjatë takimit që pritet të mbahet më 17 dhjetor. Nafta e lehtë amerikane për porositë e muajit janar është shtrenjtuar për 2.47 dollarë duke shkuar në 48.75 dollarë për fuci. Ndërkaq, brenti londinez është shtrenjtuar për 2.06 dollarë duke arritur në 48.47 dollarë për fuci. Gjatë mbledhjes së veçantë të së mërkurës, vendet anëtare të OPEK-ut, pritet të marrim vendim për reduktimin e furnizimit të tregut me këtë produkt, në përpjekje për të ndaluar rënien e vazhdueshme të çmimit. OPEK-u, anëtare të të cilit janë Algjeria, Angola, Ekuadori, Venezuela, Irani, Iraku, Katari, Libia, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, furnizon 40 përqind të nevojave botërore për naftë. Pas reduktimit të prodhimit për 1.5 milionë fuçi në ditë, kuota e tanishme për prodhim të naftës nga OPEK-u shënon 28,8 milionë fuci në ditë. Reduktimi nga ana e OPEK-ut ne mbledhjen e së mërkurës pritet të bëhet për 1.5 deri 2 milionë fuçi në ditë. Çmimi i naftës ka vazhduar rënie mjaft të mëdha, që nga koha kur arriti rekordin e ngritjes në 147 dollarë për një fuçi në muajin korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›