E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Interi do ta fitojë Scudetton

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson se Juventus dhe Milan nuk e kanë fuqinë e duhur për të konkurruar me zikaltrit për titull."Interi është skuadër më e kompletuar se rivalët për titull. Lojtarët kanë dominuar këto dy sezonet e fundit dhe ky sukses u ka dhënë vetëbesim shumë më të madh se kundërshtarët"."Skuadrat tjera duhet të mundohen shumë për t'i arritur kampionët, mirëpo nëse nuk ndodh diçka e pazakontë, ata nuk do ta arrijnë Interin"."Edhe Milani edhe Juventusi kanë shfaqur paqëndrueshmëri që nga fillimi i sezonit. Ndërsa për ta fituar Kampionatin duhet që vazhdimisht të ruhet i njëjti ritëm", ka thënë ish-drejtuesi i Nerazzurrëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›