Shtyhen dekretet e Presidentit për Kushtetuesen
14/06/2010 Presidenti ene në dilemë për katër anëtarët. Kuvendit edhe 7 javë punë
Gjykata pa kryetar, “ngrin” funksionimi i institucionit kryesor Kushtetuese
Kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga përfundimi i këtij sesioni parlamentar Presidenti i Republikës nuk i ka propozuar ende Kuvendit të Shqipërisë katër kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Nëse mazhoranca do të votojë ndryshimet e propozuara prej saj, sipas të cilave Komisioni i Ligjeve ka tetë javë kohë për të shqyrtuar propozimet e kreut të shtetit, praktikisht votimi i katër propozimeve për në Kushtetuese do të mbetet për sesionin tjetër parlamentar. Sipas Kushtetutës dhe Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij. Në këtë mënyrë shtyrja deri në sesionin tjetër të kandidatëve nuk përbën problem për gjykatën, pasi qëndrimi i tyre në detyrë u siguron atyre edhe të drejtën e votës. Problem për veprimtarinë e kësaj gjykate paraqitet kryetari i saj, pa të cilin Kushtetuesja nuk funksionon. Neni 12 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese përcakton kompetencat e kryetarit:
Përgatit, thërret e drejton seancat plenare të Gjykatës Kushtetuese; Përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në marrëdhënie me të tretët; Bashkërendon punën midis gjyqtarëve. Nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese, me përjashtim të vendimeve që nënshkruhen nga të gjithë gjyqtarët. Emëron dhe largon nga detyra personelin administrativ, si dhe merr masa disiplinore ndaj tij. Ndërsa në nenin 33 të po këtij ligji thuhet se: Seancën plenare të Gjykatës Kushtetuese e thërret dhe e drejton kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Me miratimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, seancën plenare mund ta thërrasë dhe ta drejtojë një gjyqtar i saj. Kryetarit aktual Vladimir Kristo i ka përfunduar mandati i kryetarit që më 7 qershor, ndërkohë që zgjedhja kreut të ri zgjidhet mes anëtarëve të gjykatës. “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh, me të drejtë riemërimi brenda mandatit të gjyqtarit”, - thuhet në Kushtetutë. Ndërkohë që mazhoranca ka planifikuar të përfshijë në proces ditë në vijim zhvillimin e seancës dëgjimore dhe më pas votimin nga Kuvendi të tre kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Emrat i janë propozuar Kuvendit më 25 maj, por kritikat që mazhoranca mori për rrëzimin e kandidatit Vangjel Kosta për anëtarë të Kushtetueses kanë shtyrë votimin e kandidatëve për në Gjykatën e Lartë. PD sugjeroi ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, duke propozuar votimin e hapur të dekreteve të Presidentit, si dhe zgjatjen me pesë javë të afatit që Komisioni i Ligjeve ka në dispozicion për shqyrtimin e kandidaturave.
Shqyrtim i p/vendimit “Për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, sipas rendit të përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve do të zhvillohet në seancën e së enjtes. Nuk dihet ende si do jenë zhvillimet e reja në seancë referuar debateve që palët kanë zhvilluar në Këshillin e Rregullores, por është e sigurt që tre dekretet për anëtarë të Gjykatës së Lartë do ti nënshtrohen rregullores së re, për tu mbyllur brenda këtij sesioni.
Petrit Plloçi
Prej vitit 2001 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Përfundimi i mandatit të tij u deklarua disa ditë më parë. Në periudhën 1993-2000 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Ka dhënë kontributin e tij në hartimin e Kodit Civil. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë si dhe i KLD-së.
Sokol Sadushi
Nga viti 1998 ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që në fund të muajit prill Gjykata deklaroi përfundimin e mandatit të tij. Nga viti 1991 ushtron mësimdhënien si lektor i të Drejtës Administrative pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, Tiranë.
Xhezair Zaganjori
Ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që nga viti 2003. Që nga diplomimi, është lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, Tiranë.
Admir Thanza
Ndonëse ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që prej muajit shkurt të vitit 2009, Thanza e kishte mandatin e tij në plotësim të mandatit të ish-anëtarit Gjergj Sauli. Ky i fundit u zëvendësua për shkak të daljes së tij në pension, pasi në dhjetor të 2008-ës mbushi 70 vjeç.
Rrëzimi i Kostës
Kuvendi me 66 kundër dhe 4 pro rrëzoi kandidaturën Vangjel Kosta, sipas një vendimi politik të PD-së. Kosta ishte i vetmi që mendohej se do ta kishte të garantuar vendin e tij si anëtar në kushtetuese, përkrah dy kandidatëve Xhoxhaj dhe Dedja, të cilët u miratuan nga Kuvendi.
Diskutimet
“Ligjet” diskutojnë për faljet e të dënuarve
Komisioni parlamentar i Ligjeve do të vijojë sot me diskutim nen për nen të projektligjit “Për faljen”. Ky projekt ka marrë mbështetjen e të dyjave kaheve politike përfaqësuese në Kuvend, dhe pritet të miratohet me konsensusin e të dyja palëve. Diskutimet mes partive kryesore janë përqendruar tek kategoritë e veprave penale që mund të përfshihen te ligji në fjalë. Si deputetët e mazhorancës, ashtu edhe të opozitës, kanë kërkuar përjashtimin nga falja të personave që janë dënuar për trafikime, pastrim parash apo korrupsion. Projekti i heq Presidentit të Republikës ekskluzivitetin për faljet e të dënuarve, duke përfshirë në procedurën e verifikimit të kërkesave për falje edhe ministrin e Drejtësisë. Po sipas projektit, kërkesat grumbullohen nga të gjitha institucionet shtetërore te ministri i Drejtësisë, i cili, pasi bën verifikimet sipas ligjit, i propozon kreut të shtetit faljen e personave të dënuar. Ndryshe nga dispozitat e deritanishme, projekti i ri i Qeverisë ngushton rrethin e personave që kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për falje.
Faqja e re zyrtare
Topalli ndryshon stemën e Republikës së Shqipërisë
Bluja, ngjyra simbolike e Partisë Demokratike, po përfaqëson simbolet dhe stemën e Republikës së Shqipërisë. Pas ndërrimit të kopertinës së Kushtetutës, botim për deputetët e Shqipërisë, nga e kuqe në blu, partia në pushtet ka guxuar të ndërrojë edhe stemën e republikës nga e kuqe në blu. Këtë shkelje të Kushtetutës e demonstron vetë faqja zyrtare në internet e Kuvendit të Shqipërisë, i ndryshuar. Pas klikimit www.parlament.al, syri të shkon menjëherë te fasha blu në krye të faqes. Në fillim të saj gjendet shqiponja dykrerëshe e flamurit shqiptar dhe mbi të përkrenarja e Skënderbeut në ngjyrë të bardhë. “Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut”, përcakton neni 14 i Kushtetutës. Përveç kësaj, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka mbajtur premtimin duke mundësuar përmes faqes së re ndjekjen në mënyrë të drejtpërdrejtë të seancave parlamentare.