Shtyhen negociatat PD-LSI për qeverinë e re
Të paralajmëruara për t’u zhvilluar ditën e djeshme, negociatat zyrtare mund të zhvillohen në fundjavë, ose të hënën e ardhshme. Edhe pse Berisha dhe Meta kanë përfunduar pushimet dhe janë kthyer në Tiranë, takimi ndërmjet tyre është shtyrë. Gjatë kësaj periudhe është përfolur për disa ndarje të posteve ndërmjet LSI-së dhe PD-së, por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.
Gjasat janë që Lëvizja Socialiste për Integrim të marrë tre ministri midis Drejtësisë, Arsimit, Shëndetësisë, Bujqësisë ose Ekonomisë në kabinetin e ri qeveritar. Por një gjë e tillë pritet të vendoset konkretisht në takimin zyrtar mes Berishës dhe Metës.
Pritet të ketë negociata të tjera me Partinë Republikane si dhe Partinë për Drejtësi dhe Integrim që kanë nga një deputet në Kuvend.
Partia Republikan synon të marrë një post të rëndësishëm ministror, duke dhënë sinjale për mos marrjen në konsideratë të një portofoli të nivelit të dytë siç është Ministria e Mjedisit. Republikanët synojnë Ministrinë e Shëndetësisë ose të Ekonomisë. Por nuk përjashtohet mundësia që dikasteri i Bujqësisë t’i kalojë republikanëve, partisë që mbron interesat e pronarëve.
Ndërsa PDI, partia tjetër që ka bërë kërkesë publike për marrjen e një posti ministror, mundësitë janë që t’i jepet Ministria e Punës, dikaster që historikisht ka qenë në duart e PBDNJ-së, në qeverisjet e majta dhe të djathta.