Shtyhen për nesër bisedimet Pishtinë-Beograd
Shtyhet për nesër raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd. Bisedimet pritej të rifillonin sot, por ndërmjetësuesi Robert Cooper ka bërë të ditur se ishte parashikuar të diskutohej edhe për përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale, por për shkak të disa keqkuptimeve teknike, Kosova nuk është e gatshme të jetë pjesë e takimit.
Ndërkaq, shefi i ekipit serb, Borko Stefanoviç, ka thënë se në takim do të shkojë me pesë propozime për Kosovën se si mund të përfaqësohet në nisma rajonale. Takimi pritet të mbahet të mërkurën.
Ditët e fundit, kryeministri Thaçi ra dakord që Kosova të përfaqësohet me deklaratën e pavarësisë, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Rezolutën 1244, një veprim që nuk ka gjetur mbështetjen e opozitës në vend.
Ndërsa përfaqësuesit serbë janë shprehur se janë dakord me rezolutën 1244 dhe opinionin e GJND-së, por jo me deklaratën e Pavarësisë.