18 mars, Gjermania me president të ri
Parlamenti gjerman do të votojë për presidentin në datën 18 mars. Ky lajm është konfirmuar nga kryetari i këtij institucioni, Norbert Lamert.
Ndërkaq, kjo situatë e tillë shihet si formalitet, pasi partitë qeveritare të Gjermanisë dhe opozita kanë rënë dakord për emërimin e Joakim Gaukut, ish-pastor protestant në Gjermaninë Lindore, i cili ka kundërshtuar regjimin komunist.
Gauk do të pasojë Christian Wulff, i cili dha dorëheqje javën e kaluar, për shkak të akuzave për afera korruptive.
******
Elert Ajazaj / DW
Presidenti gjerman Christian Wulff, i gjendur nën trysni, dha dje dorëheqjen. Prokuroria e Hanoverit pati kërkuar pardje heqjen e imunitetit të presidentit, në mënyrë që të bëheshin të mundura hetimet. Prokuroria deklaroi, se kundër Ëulffit dhe sipërmarrësit financiar David Groeneëold ekzistonin dyshime fillestare për përfitime prej detyrës ose për dhënie përfitimesh të tjerëve.
51 vjeçari Ëulff ishte presidenti më i ri në këtë post. Ai detyrohet të largohet nga detyra në kështjellënBellevuepas vetëm 19 muajsh, koha më e shkurtër në post për një president në historinë e Republikës Federale Gjermane. Christian Wulff ishte përfshirë në një skandal kredie shtëpie, i cili e ka zanafillën në kohën kur Ëulff pati qenë kryeministër i landit të Saksonisë së Ulët. Kryeministri pati pranuar fillimisht një kredi prej bashkëshortes së një sipërmarrësi dhe më pas e kishte shlyer atë duke siguruar një kredi të të njëjtave përmasa nga një bankë gjermane, por me kushte më të favorshme sesa ato për klientët e zakonshëm.
Merkel
Për t’u marrë me krizën e krijuar kancelarja Merkel anuloi dje një vizitë në Itali. Kryetarja e Partisë Demokristiane Merkel tha nëBerlin, se ajo do një kandidat të përbashkët të koalicionit dhe të opozitës si pasardhës të Christian Wulffit.
Wulff
Unë kam bërë gabime, ka thënë ai në një transmetim direkt nga zyra e tij nëBerlin, por, gjithmonë kam bërë veprime korrekte. Ai tha se akuzat për korrupsion që janë shtuar në javët e fundit, kanë rezultuar me mungesën e besimit dhe ia kanë bërë pozitën të paqëndrushme.
Për çfarë akuzohet Wulff
Skandali Wulff shpërtheu në dhjetor të vitit të shkuar. Mediat raportuan se ai kishte marrë një hua prej 500 mijë euro nga gruaja e një biznesmeni kur ai ishte kryeministër i landit Saksonia e Ulët. Më pas e kishte shlyer atë me një kredi të të njëjtave përmasa nga një bankë gjermane, por me kushte më të favorshme sesa ato për klientët e zakonshëm. Skandali u trash më shumë kur Wulff telefonoi personalisht kryeredaktorin e gazetës Bild duke e lutur për shtyrjen e publikimit të skandalit. Ky i fundit publikoi të nesërmen në gazetë telefonatën
Ute Schäffer
Kryeredaktore e Deutcshe Welle
Dyshimi fillestar i prokurorëve nga Hanoveri shënoi për Christian Wulff fundin në postin e presidentit federal. Edhe pse vlen pafajësia deri sa të jepen prova për fajësinë, Christian Ëulff nuk mund të qendronte më në postin më të lartë, duhet të shmangeshin dëmet e mëtejshme ndaj institucionit të presidentit federal. Dorëheqja duhej të ishte bërë më parë për të mos thënë shumë më parë. Një mbyllje dramatike për Christian Wulff-in i cili prej javësh përpiqet të largojë nga vetja skandalin rreth personit të tij duke treguar një “lëkurë të regjur” dhe duke përdorur retorikë të sjellshme. Por nuk ia doli mbanë. Dhe është mirë kështu, kjo flet për pavarësinë e drejtësisë dhe gazetarisë në Gjermani.
Historitë dhe kryetitujt rreth shfrytëzimit të shtëpive të shtrenjta të pushimeve, pranimit të ftesave dhe përzierjes së interesave politikë dhe ekonomikë nga ish kryeministri i Saksonisë së Poshtme Christian Wulff, u transformuan në një roman me disa vëllime, prej të cilit protagonisti megjithë dëshirën, nuk mund të shkëputej më. Kërkesa e prokurorisë e bën të qartë seriozitetin e situatës: nuk bëhet fjalë për vepra penale kavalereske, por për shqyrtimin e çështjeve të cilat mund të kenë relevancë në aspektin penal.
Risia ishte megjithatë rruga si u arrit deri tek dorëheqja: për herë të parë në historinë e Republikës Federale Gjermane u kërkua heqja e imunitetit për mbajtjen e postit më të lartë të shtetit. Një hap i tillë është sa logjik aq edhe dramatik – në pjesën më të madhe të rasteve politikanët dhe mbajtësit e posteve politike tërhiqen përpara se të arrihet tek një hap i tillë, përpara se besueshmëria e postit të tyre dhe klasës politike në përgjithësi të dëmtohen. Këtë duhej të kishte bërë edhe Christian Wulff, madje shumë kohë më parë.
Posti i presidentit federal jeton nga besueshmëria dhe neutraliteti i mbajtësit të postit, shkurt nga integriteti personal. Në ndryshim me vendet e tjera në të cilat pushteti ekzekutiv i presidentit arrin deri tek influencimi e madje manipulimi i vendimeve parlamentare dhe juridike: ai është para së gjithash përfaqësuesi më i lartë, dhe si instancë morale duhet dhe mundet të merret me diskutime të rëndësishme për vlerat dhe temat e mëdha të shoqërisë dhe politkës në Gjermani dhe t’i shoqërojë me qendrim të qartë. Pavarësisht nga fakti që Christian Wulff nuk ka arritur ta bëjë këtë as në 18 muajt e kaluar në aspektin përmbajtësor, ndërkohë ai nuk i përmbush më kushtet për këtë.
Ende një numër i konsiderueshëm njerëzish në Gjermani dhe jashtë vendit e konsiderojnë Wulff-in një viktimë të një fushate mediatike. Por, sipas mendimit tim mediet në rastin e Wulff-it kanë bërë vetëm punën e tyre: informim në rastet kur politika dhe politikanët kanë afërsi të tepruar ndaj grupeve të tjera të interesit. Këtë e bëjnë gazetarët në të gjithë botën, dhe ndryshe nga Gjermania përballen me rreziqe të mëdha në kryerjen e kësaj pune.
Në rastin e Wulff-it gazetarët iniciuan diskutimin për marrjen e mundshme të përfitimeve dhe e vazhuan atë, ata përcaktuan axhendën. Kjo është detyra e tyre! Dhe kërkesa e prokurorisë tregon se edhe drejtësia në Gjermani mund të punojë e pavarur dhe profesionale edhe kur është fjala për mbajtës postesh të larta.
Është e drejtë që kjo të bëhet në mënyrë konsekuente. Dhe dëmet e mëtejshme ndaj postit të presidentit duhet të shmangen me çdo kusht.Gjermania – klasa e saj politike, pavarësia dhe soliditeti i institucioneve tona demokratike – gëzojnë besueshmëri të lartë në të gjithë botën. Ne kërkojmë demokraci, shtet ligjor dhe liri mendimi nga të tjerët. Për këtë arsye është e drejtë që në rast dyshimi për shkelje të rendit tonë ligjor, pavarësisht nga rëndësia e personit, të zbatohen këto parime edhe Gjermani, pa “pse” dhe “nëse”.
Situatë e vështirë e kthimit të pronave në Shqipëri
Ani Ruci
Banka Botërore parashikon që moskthimi ende i pronës tek pronarët e ligjshëm dhe mungesa e titujve të pronësisë të kthehet në një pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Marrja e pronës në Shqipëri mbetet ende një ëndërr. Kështu e përshkruan situatën lidhur me pronat Banka Botëerore në raportin e saj. Ajo shkon më tej kur thekson se shkak për këtë situatë është kaosi proceduarial, ligjor dhe korrrupsioni. Numri i pronarëve, për të cilët marrja e pronës dhe e titujve të pronësisë mbetet një ëndërr është jo i vogël. Njëri prej tyre, Drini Kurti thotë për programin shqip të DË: Nuk i kam marrë ende pronat në Krujë, që i trashëgoj nga prindërit e mi, të