E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet Gerdeci leter e trete per marrjen ne pyetje te Patrik Henrit

TIRAN- Prokuroria ka derguar nje tjeter leter per marrjen ne pyetje te Patrik Henrit perfaqesuesi i kompanise SAC per demontimin e armeve ne Gerdec.

Gjykata deri me tani ka derguar dy leterporosi por nuk ka asnje informacion se cfare ka ndodhur me to.

Prokuroria ka kerkuar te dije se cfare ka ndodhur me keto kerkesa pasi deshmia e Henrit gjykohet kyce ne hetimin e dosjes Gerdeci.

Seanca e sotme ka zgjatur vetem pak minuta dhe prokuroret kane kerkuar qe ne mungese te mberritjes vete te Henrit deshmia te realizohet me nje videokonference.
Gjyqi eshte shtyre per tu mbajtur pas nje jave pra te premten e ardhshme.



Ne seancat e meparshme Ylli Pinari ish drejtori i kompanise MEICO i pandehur per dosjen Gerdeci ka hedhur poshte akuzat e prokurorise. Pinari ka mbajtur nje deklarate te gjate ne te cilen nuk ka pranuar asnje nga akuzat e bera nga Prokuroria sipas te ciles Pinari ka favorizuar kompanine Albademil dhe ka shkelur rregullat ne perzgjedhjen e kompanise se demontimit SAC.

Kompania SAC nuk ka qene e paracaktuar ne zgjedhjen e saj nuk eshte shkelur asnje rregull- ka thene Pinari.
Duke u ndaluar ne emailet e shkembyera me Patrik Henrin Pinari ka sqaruar se eshte folur per procedurat e demontimit.

Ne vijim Prokuroria zbuloi emailet rreth 20 te dokumentuara ne seance sipas te cilave duket qarte se kompania e demontimit ka qene e paracaktuara nga autoritetet shqiptare para se te merrej vendimi per ngritjen e fabrikes ne Gerdec.

Sipas emaileve qe paraqitura nga Prokuroria emailet e shkembyera tregojne se SAC ishte perzgjedhur nderkohe qe ende nuk ishte pergatitur baza ligjore per nje gje te tille.

Prokuroria ka zbuluar se Henry dhe Pinari jane ndermjetesuar nga nje shtetas zviceran me banim ne Amerike i cili ka qene edhe me heret ne Shqiperi per probleme te demontimit.

Madje sipas akuzes Albademil eshte perzgjedhur nga Ylli Pinari dhe kjo zgjedhje eshte bere per interesat e tyre.


Selmanllari ne gjykate mohon firmen dhe pasaporten e tij

Rrahman Selmanllari miku i familjes se kryeministrit i akuzuar si i implikuar ne nje sere ceshtjesh te dyshimta deshmoi dje ne gjykate per Gerdecin. Ai eshte paraqitur perpara togave te zeza duke mohuar cdo lidhje me procesin e demontimit madje duke mohuar edhe firmen dhe pasaporten e tij qe ndodhen ne dokumentet e kompanise. Selmanllarit nuk iu kujtua nese kishte hedhur firmen ne nje shkrese te nenshkruar nga Patrik Henry pronari i kompanise SAC ku ai emerohej perfaqesues per Shqiperine. Nuk me kujtohet fare. Une nuk di gje per kete. Nuk kam lidhje fare-iu pergjigj Selmanllari pyetjes se prokurorit Altin Dumani ne lidhje me shkresen e sekuestruar gjate fazes se hetimit ku Patrik Henri e autorizonte si perfaqesues te tij. Vete amerikani Patrik Henri ka thene se ka emeruar Selmanllarin me propozim te Ylli Pinarit. Madje bashkengjitur ne shkrese eshte edhe fotokopja e pasaportes se Selmanllarit si dhe firma e tij. Nje tjeter dokument shkresor qe implikon Selmanllarin eshte edhe procesverbali i terheqjes se tre arkave me fisheke. Miku i kryeministrit ka firmosur ne kete shkrese me date 15 maj 2007 por dje ne gjykate e ka mohuar. Edhe deshmitare te tjere e kane permendur emrin e Selmanllarit ne proces por ai ka mohuar dje gjithcka. Per cudi edhe prokuroria nuk ka insistuar aspak per te ballafaquar pergjigjet e deshmitarit me dokumentet shkresore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›