Shtyhet Ruzhdia, mungojnë avokatët mbrojtës

Gjyqtari i ceshtjes e ka nderprerë menjëherë seancën sapo është bërë prezantimi i të akuzuarve dhe palëve të interesuara për shkak të mungesës në salle të avokatëve mbrojtës të disa prej të akuzuarve. Të 9 personat pas një hetimi të prokurorisë së Fierit janë vene nën akuzë për shpërdorim detyre si dhe fallsifikim të dokumentacionit bazuar në nenet 245 dhe 248 të kodit penal si dhe votim me shume se njëherë dhe shkelje të fshehtësise së votimit bazuar në Kodin Zgjedhor.
Te akuzarit jane Bujar Kararaj, Shezai Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj, Pellumb Myrtaj, Pellumb ferzaj, Qazim Alija, Ervin Myftaraj dhe Elmaz Donaj. Hetimi nisi pas nje padie te thjeshte bere diten e zgjedhjeve nga komisioneret socialiste.
Prokuroria e Fierit nisi hetimin dhe mori nga komisioni qendror i zgjedhjeve kutine me materialet zgjedhore duke hetuar dhe zbuluar se te pakten 80 persona qe ishin jashte vendit ne daten 28 qershor ne zgjedhjet e pergjithshme, por qe rezultonin te kishin votuar.
Nga analizimi i firmave dhe numrave te dokumenteve u zbulua se te tjere persona kishin votuar ne emer te tyre per kete arsye para gjyqit me akuzen e votimit me shume se njehere jane derguar edhe 4 shtetas, votues te qendres numer 3052 ne Ruzhdie.