E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shtyhet afati i rivlerësimit të pronave

Këshilli i Ministrave ka shtyrë afatin për procesin e rivlerësimit të banesave per here te dyte . Vendimi parashikon zgjatjen e afatit nga 31 dhjetor 2020 qe ishte aktualisht  në 30 shtator 2021.  Procesi i rivlerësimit të banesave me 3 % ishte parashikuar të përfundonte me 30 shtator të këtij viti, por në muajin korrik qeveria vendosi ta shtyjë më disa muaj afatin duke e bërë deri me 31 dhjetor. Arsyeja e këtyre shtyrjeve është situata e krijuar nga pandemia që ka sjellë ndër të tjera edhe një rënie të konsiderueshme të aplikimeve për të përfituar nga procesi.

Ministria e Financave parashikon që nga ky proces, të ardhurat në buxhetin e shtetit deri në fund të vitit të jenë rreth 4 miliardë lekë, ndërsa pritet që të rivlerësohen afro 50 mijë banesa.  Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë Agjencia Shtetërore e Kadastrës apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse.

Por eshte edhe mundesia e aplikimit  nga qytetarët edhe on line përmes portalit e-albania. Me anë të rivlerësimit qytetarëve ju jepet mundësia që të përafrojnë vlerën reale të pronës së tyre me vlerën e tregut.

Ata që do të bëjnë rivlerësimin do të paguajnë tatimin në vlerën e 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›