E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet afati për regjistrimin e listave serbe?

Është e mundur që lista për pjesëmarrje në zgjedhjet e nëntorit në Kosovë të shtyhet, ka deklaruar këshilltari i kryetarit të Serbisë Marko Gjuriq.

“Mendoj se është shumë me rëndësi që t’iu mundësojmë të gjithëve që duan të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor ta bëjnë këtë. Te përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare kemi parë gatishmërinë lidhur me afatet (4 shtator) që t’iu dilet sa më shumë përballë përfaqësuesve të bashkësisë serbe. Vendimet konkrete lidhur me këtë do t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Gjuriq për gazetën Politika të Beogradit.

Gjuriq ka thënë se Serbia nuk do të pranojë që të marrë pjesë në zgjedhjet me simbole të shtetit, të rremë ka shtuar, të Kosovës

Në pyetjen nëse Beogradi ia del ta heqë stemën Kosovës nga fletëvotimet, a është garanci se stema nuk do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, Gjuriq ka thënë se zgjedhjet e nëntorit janë test për zgjedhjet parlamentare që mbahen në pranverën ardhshme. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›