E Diel, 1 Nëntor 2026

Fletëvotimet pa logo, shkelet Kushtetuta

Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të KQZ-së të mos i nënshtrohen asnjë presioni ndërkombëtar, por ta vazhdojnë procesin me fletëvotimin e miratuar me simbole të shtetit të Kosovës. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, njohësi i proceseve zgjedhore ka thënë se në Ligjin për simbolet shtetërore taksativisht është paraparë që në çdo dokument shtetëror të prezantohen simbolet e Republikës së Kosovës.

“Nëse hiqet logoja, patjetër se do të ishte shkelje, e nuk është mirë të ketë shkelje. Askush nuk duhet të luajë me një gjë të tillë. As KQZ-ja si institucion i pavarur nuk duhet të bëjë shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës. Ashtu siç e ka miratuar atë fletëvotim duhet të vazhdojë ta zbatojë në praktikë”, ka thënë Baraliu. Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se nëse serbët e veriut kërkojnë që fletëvotimet të jenë pa simbole të shtetit të Kosovës, atëherë ata dhe vetë Serbia do të tregoheshin të pasinqertë.

Lidhur me rolin e OSBE-së në këtë proces, Baraliu ka deklaruar se nëse kjo organizatë do ta ketë funksionin e ndërmjetësueses dhe të lehtësueses nuk do të ishte asnjë problem, por nëse kalohen këto limite, kjo do të ishte jashtë kornizave kushtetuese dhe ligjore të Kosovës./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›