Shtyhet dialogu Kosovë-Serbi, mungon Tahiri
BRUKSEL- Fillimi i raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i caktuar të fillojë sot në orën 10:00, është shtyrë për kohë të pacaktuar për shkak të vonesës së delegacionit të Prishtinës.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shtyrja ka pasuar mungesën e delegacionit të Prishtinës në Bruksel
Ndërmjetësuesi evropian në këtë proces, Robert Kuper, vlerësoi dje se bashkëpunimi rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura janë dy cështje kyce në këtë proces.
“Me rëndësi të madhe, jo e vetmja, është marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, zbatimi i së cilës paraqet një proces të komplikuar”,- ka thënë Kuper.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve diplomati evropian i ka dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, duke kujtuar se edhe vetë “BE-ja është e bazuar në një gjë të tillë”.
“Politika jonë në Ballkan, gjatë dhjetë vjetëve të fundit ose edhe më gjatë, është përshkruar si ‘evropianizim’, çfarë do të thotë se bashkëpunimi rajonal është ekstremisht i rëndësishëm”,-ka theksuar Kuper.
Pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale ka çuar në ndërprerjen për një kohë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, ndërsa zyrtarët serbë kanë insistuar në Rezolutën 1244.
(el.me/BalkanWeb)