E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Apeli rivlerëson masën e sigurisë për Ndrea Prendin

TIRANË-Gjykata e Apelit pritet të zhvillojë sot në orën 10:30 seancën gjyqësore me dyer të mbyllura për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i cili akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtajt më 21 janar. Apeli shqyrton rivlerësimin e masës pas provave të reja të paraqitura nga Prokuroria.

Në seancën e sotme pritet që Apeli të vendosë për të dytën herë për fatin e ish Komandantit të Gardës së Republikës së Shqipërisë, nëse ai do të vijojë të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ apo dot ndryshojë masën në ‘arrest me burg’.

Është Prokuroria që iu drejtuar Gjykatës së Tiranës për të ndyshuar vendimin, por kjo e fundit vendosi që cështjen të shqrojë Gjykata e Apelit.

Prokuroria kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga 'arrest shtëpie' në 'burg' me pretendimin se ekzistojnë dyshime te arsyeshme për implikimin e Ndre Prendit në ngjarjet e 21 janarit. Për Prokurorine, ish- komandanti i Gardes, Ndrea Prendi ka qëlluar me armë në drejtim të turmës ne 21 janar 2011 gjate demonstrates para selisë së Kryeministrisë. Ndërkohë që njëri nga plumbat e dalë nga pistoleta e Prendit, pretendohet se ka vrarë shtetasin Faik Myrtaj.Trupi gjykues i kryesuar nga Hysni Demiraj, do të vendosë për faktet e reja që paraqet sot Prokuroria. Gazetarja e NEWS24 Klodjana Lala bën me dije se provat e reja të Prokurorisë kanë të bëjnë me disa mandate tërheqjeje që vërtetojnë se pistoleta e përdorur në 21 janar, i përket Ndrea Prendit.

Gjykata e Apelit në Tiranë më 8 shkurt rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë se ‘arrestit në burg’, ndaj ish- komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit, duke lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi ndaj te pandehurit Prendit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›