Isufi: Kryeministri ka fyer shumicën shqiptare

Deputeti opozitar nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, deklaratat e djeshme të kryeministrit Hashim Thaçi se ata që kundërshtojnë fusnotën janë anti-amerikanë dhe anti-evropianë, i ka cilësuar si një fyerje për popullin e Kosovës, pasi që opozita ka shumicën e shqiptarëve në parlament.
“Ne jemi në konsultim e sipër në parti dhe jemi në konsultim edhe me partitë e tjera për të thirrur në interpelancë kryeministrin dhe për të dhënë shpjegime në Kuvendin e Republikës së Kosovës për veprimet të cilat janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe sidomos me fyerjen që i ka bërë opozitës. Duke pas parasysh që opozita ka shumicën shqiptare në parlamentin e Kosovës dhe ka fyer popullin e Kosovës për anti-amerikanizëm dhe anti-evropianizëm”, ka thënë ai për Kosovapress.